Policia do të punojë gjatë festës së Vitit të Ri me përforcime. Sipas drejtuesve të saj, në spitale dhe rrugë do të ketë shtim të patrullave në krahasim me ditët normale.
”Kemi marrë masa të posaçme në spitale, duke përforcuar shërbimet nga ngjarjet kriminale dhe incidentet e ndryshme të fizhekzjarreve. Qarkullimi rrugor do të ketë patrulla ndihmëse, me 30 efektivë të policisë që kanë kaluar në radhët e Policisë Rrugore për këtë natë”, shprehet Sajmir Muça, drejtor i Policisë së Tiranës.
Nga ana e tij, Drejtori i Pergjithshem i Policise, gjate nje vizite qe Ministri i Brendshem, Bujar Nishani, beri ne Drejtorinë e Policise se Tiranes, evidentoi faktin se pas shume vitesh ne pikat e kalimit kufitar, sidomos me Greqine, nuk u shenuan rradhe te gjata.
”Fluksi në hyrje-dalje ka qenë normal. Arsyeja për këtë është bërë edhe bashkëpunimi më i mirë me autoritetet greke. Për herë të parë, sivjet nuk ka patur probleme me radhë të gjata dhe vonesa të tjera”.
Ministri Nishani siguroi ne fjalen e tij se policia do te jete ne detyre per te siguruar netet festive.
“Gjatë kohës që qytetarët dhe familjet e tyre do të festojnë, gëzojnë në mënyrë të këndshme këtë ditë feste, strukturat e shtetit, veçanërisht policia, do të jetë në krye të detyrës e përforcuar në mënyrë që rendi të jetë optimal në këtë ditë”, tha Nishani.
Ministri i Brendshem vizitoi me pas edhe efektivat e zjarrfikseve te Tiranes, ku kerkoi gatishmeri per nderhyrje ne ndonje rast te mundshem zjarri.
Top Channel