Eshte Albin Kurti personazhi i vitit, i perzgjedhur nga populli i internetit ne sondazhin e organizuar nga faqja e Top Channel. Kryetari i levizjes “Vetevendosje†ka marre numrin me te madh te votive ne nje gare qe si rraalle here ka qene shume e ngushte, sidomos gjate votimit javen e fundit.Â
Albin Kurti behet ne kete menyre i pari personazh nga viset shqiptare, jashte kufijve zyrtar te Shqiperise, qe e fiton kete ankete te Top Channel. Natyrisht qe nje arsye e votimi per Albin Kurtin ka qene personaliteti ne rritje i tij ne vitet e fundit, duke u ktheyer ne nje figure te njohur jo vetem ne Kosove, por edhe ne Shqiperi, Maqedoni dhe diaspore. Levizja qe ai kryeson ka qene zeri me i fuqishem kete vit kunder negociatave te Kosoves me Serbine, madje duke zbritur edhe me aksione simbolike ne terren kundra qeverise, por Albin Kurti pati edhe meriten qe te ktheje ne kete vit Vetëvendosje nga nje aksion dhe mosbindje civile ne nje parti parlamentare, duke mos ia zbehur asaj profilin prej te cilit u krijua, u rrit dhe u materializua ne parti politike, e rendesishme ne jeten politike te Kosoves. Nje tjeter lider levizjeje eshte votuar ne kete ankete, duke zene vendin e dyte. Ai eshte Kreshnik Spahiu i Aleances Kuq e Zi, e cila synon te mbroje shtetin ligjor, si dhe harmonine fetare dhe etnike ne Shqiperi. Nje vleresim per nje kontribut jo te vogel, qe levizja e ideuar prej zotit Spahiu ka dhene ne ndergjegjegjesimin e shqiptareve, kudo ku flitet shqip dhe kudo ku shqiptaret jetojne.
Ne vend te trete jane te vraret e 21 janarit, kater personat qe humben jeten ne protesten e opozites para kryeministrise. Edhe votimi per ta ka qene nje tjeter simbolike e rendesishme, per nje ngjarje e cila do te mbetet gjate ne kujtesen e shqiptareve, e qe shenoi shume vitin 2011.
Kryesocialisti Edi Rama ne vend te katert. Ne te pestin historiani Kristo Frasheri. Ne vend te gjashte kreu i bashkise se Tiranes Lulzim Basha. Futbollisti Lorik Cana renditet ne vend te shtate. Presidenti i Republikes Bamir Topi ne te tetin. Artisti Saimir Strati, qe pak kohe me pare theu te gjashtin rekord ‘Guinness’ personal ne vend te nente. Sopranoja Ermonela Jaho, qe po kendon ne skenat me te mira boterore, ne vend te dhjete.
Ky eshte viti i shtate i organizimit te sondazhit “Personazhi i Vititâ€.
Top Channel