Zhgenjimin me te madh per socialistet greke pasqyron sondazhi i sotem i
gazetes “To Vima”, sipas te cilit PASOK, partia qe para dy vitesh erdhi
ne pushtet me gati 45% te votave, perqendron tashme vetem 12,6%, nje shifer e njejte me vitet 70, kur ajo sapo ishte krijuar.

Por edhe konservatoret e Demokracise se Re, megjithese kryesojne vazhdojne te kene preference te ulet te greket, vetem 21,4%, fakt ky qe tregon se edhe ne rast te zgjedhjeve te reja ne vend, qeveria qe do te krijohet do te jete nje qeveri koalicioni. Sipas sondazhit nese ne zgjedhjet e ardhshme, qe flitet se do te zhvillohen diku para ose pas Pashkeve, 40% e grekeve do te preferonin si udheheqes te qeverise kryeministrin aktual Lukas Papadhimos, i cili gezon edhe mbeshtetjen e shumices se qytetareve.

Sipas analisteve, greket cdo dite e me shume humbasin besimin tek dy partite qe kane udhehequr vendin per me se 35 vjet, per me teper, kur politikat kryesore ekonomike te tyre, edhe ne keto momente qe bashkeqeverisin, nuk po japin asnje rezultat per daljen e vendit nga kriza.

Ndersa ekonomia eshte per te katertin vit ne recension dhe Greqia numeron gati 1 milion te papune, viti 2012 sjell tek qytetaret plot 25 taksat e reja tek te ardhurat e tyre, qe pothuajse jane pergjysmuar, si dhe tek pasurite dhe pronat. Megjithese tre nder kater greke deshirojne qe vendi te ngelet ne Eurozone, cdo dite e me shume rritet frika e falimentimit te plote dhe kthimit ne dhrahmi.Nese kjo do te ndodhe, do te shohim skena qe kemi jetuar ne vitet 50-te shprehet per gazeten “Kathimerini” guvernatori i pergjithshem i Bankes Greke Jorgos Provopulos. Faqet e gazetave ekonomike ne vend urojne qe nder tre skenaret per te ardhmen e Greqise, shpetimi, falimentimi i kordinuar dhe dalja e vendit nga eurozona,viti i brishte 2012, te sjelle si dhurate per greket vetem te parin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA