Kinë, rast i ri i gripit të shpendëve

31/12/2011 10:20

Kina ka raportuar rastin e parë të saj të gripit të zogjve në 18 muaj, në qytetin e madh jugor të Shenzhenit. Testet paraprake mbi një 39-vjecar i pranuar në spital me pneumoni konfirmuan praninë e virusit.

Teste që rezultuan pozitive u kryen javën e kaluar edhe në një treg me pula të therrura, gjë që detyroi qeverinë e Hong Kongut që të jepte alarmin.

Autoritetet e ishullit asgjesuan 17 mijë pula pasi u konfirmua se tre zogj kishin vdekur për shkak të virusit H5N1.

Autoritetet bllokuan gjithashtu importin dhe shitjen e pulave të gjalla për tre javë, pasi disa pula të therrura dhe të nxjerra në treg rezultuan të infektuara.

Megjithatë, nuk ishte e qartë nëse pulat vinin nga një fermë lokale apo ishin të importuara.

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shprehur shqetësimin e saj mbi mënyrën se si po kryhen kërkimet mbi virusin H5N1, që mund të transmetohet tek njeriu.

“Një punë e tillë, që ka një rëndësi kaq të madhe, duhet të kontrollohet rreptësisht”, ka deklaruar organizata përmes një komunikate për shtyp.

Shkencëtarët në Holandë dhe në Shtetet e Bashkuara deklaruan javën e kaluar se kishin zbuluar disa mënyra se si virusi mund të ndryshojë, duke u përhapur më lehtë mes njerëzve dhe kafshëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA