Një aksident u regjistrua në orët e mbrëmjes së të premtes në aksin Lezhë-Milot, në vendin e quajtur Kryqëzimi i Kosovës.
Dy mjete u përplasën e për pasojë u plagosën katër shtetas. 27-vjecarja Orjeta Nikic, e cila ishte drejtuese e një mjeti dhe udhëtonte bashke me dy fëmijët e saj 7 dhe 2 vjec.
Këta të fundit kanë mbetur të lënduar dhe janë nisur me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës. Ndërsa drejtuesi i automjetit tip “Benz”, 30-vjecari Florenc Cenaj është nisur për në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu dhe forcat zjarrfikëse.
Aksidentet rrugore vazhdojnë të jenë të pranishme në vend, pavarësisht se autoritetet deklarojnë se kanë marrë masa për reduktimin e tyre.
Tre ditë më parë dy persona humbën jetën në një aksident tragjik i ndodhur shumë pranë rrethrrotullimit të Zogut të Zi në Tiranë. Mjetet e përfshira në aksident ishin një autoveturë tip “Opel” dhe nje “Mercedez Benz”.
Shkak i aksidentit u bë devijimi i mjetit “Opel” nga sensi i lëvizjes, i cili pasi kaloi në anën tjetër të rrugës u ndesh me përplasjen thuajse ballore me mjetin “Mercedez”.
Për pasojë humbën jetë dy shtetasit Arben Hoxha 49 vjec, banues në Laprakë, dhe Reshat Sinokollari.
Nisur nga skena e aksidentit, ekspertët hodhën dyshime se devijimi i cuditshëm i mjeti “Opel”, që lëvizte nga Lapraka në drejtim të rrethrrotullimit të Zogut të Zi, mund të ketë ardhur si pasojë e ndonjë problemi shëndetësor të drejtuesit të këtij mjeti, duke bërë që makina të vazhdonte një lëvizje të pakontrolluar.
Ndërsa më herët gjatë muajit, një aksident rrugor më pasojë vdekjen e dy të rinjve u regjistruar në aksin Lezhë-Shkodër.
Një makinë tip “Benz” përplasi një tricikël ku udhëtonin dy të rinjtë, njëri prej të cilëve gjeti vdekjen në vend, ndërsa tjetri pak më vonë në spital.
Të paktën këtë herë, policia arriti të ndalonte dhe të shoqëronte në komisariat drejtuesin e automjetit, shtetasin Mërgim Llazani, 50 vjec.
Top Channel