Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaci në konferencën e fundvitit me gazetarë, ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të Qeverisë, të cilën e ka quajtur naciste dhe anti shqiptare. Thaci është pronocuar edhe për problemin mes Shkupit dhe Athinës rreth cështjes së emrit, duke thënë se shqiptarët duhet hapur të kërkojnë ndryshimin e emrit të Maqedonisë.
“Është koha e fundit që shqiptarët hapur ta thonë qëndrimin e vet, qëndrimi i cili është pro qëndrimit të Greqisë. Lufta e Gruevskit dhe maqedonasve për ta ruajtur emrin maqedonas dhe për ta lidhur trashëgimin e territorit me indetintitein kombëtarë është veprim anti-shqiptarë, nuk është veprim anti- grek. Besoj që është koha e fundit që ne të themi se ky shtet është edhe i shqiptarëve dhe neve definitivisht na konvenon rruga e ndryshimit të emrit ku të gjithë qytetarët do të identifikohen me emrin e ri të këtij shteti”, tha Menduh Thaci, kryetar i PDSH-së.
Vitin 2011, Thaci e ka cilësuar të dështuar, ndërsa tha se nuk pret as viti i ardhshëm të sjellë ndryshime.
“Deri sa Bashkësia Ndërkombëtare nuk merr ndodnjë vendim serioz drejt disiplinimit të kësaj qeverie shrpesat janë shumë të vogla”, shtoi Menduh Thaci, kryetar i PDSH-së
Edhe lideri i opozitës maqedonase Branko Cërvenkovski, është prononcuar për vitin që po lëmë pas, për të cilin ka thënë se ka qenë vit i vështirë për qytetarët e Maqedonisë pasi varfëria dhe papunësia kanë arritur nivelin më të lartë.
Top Channel