Shqiptarët në Mal të Zi kanë zhvilluar një tubim paqesor në qendër të Tuzit, në mbrojtje të të drejtave të tyre si pakicë.

Ligji me i fundit ne Mal te Zi qe ndalon mbatjen e flamurit Shqiptar, plackitja e tokave Shqiptare , dhe kalimi i komunes Tuz nga komune urbane ne komune me status te plote te pavarur nga podgorica kane qene disa nga arsyet qe kane detyruar Shqiptaret te zgjedhin rrugen e protestes. Me flamurin shqiptar ne duar dhe me parrullat “mos ma prek flamurin” ,”ndal plackitjeve te tokave” dhe me kenge patriotike ne sfond ka nisur protesta.

Qindra shqiptare te ardhur nga zona te ndryshme te Malit te Zi ku ato jetojne kane mbushur sheshin kryesor te Tuzit, nderkohe forca te shumta policie te ardhura dhe nga Podgorica kane qendruar pak metra larg protestes.
Oratoret bene thirrje per bashkim dhe vendosmeri te te gjithe shqiptareve ne Mal te Zi per te mbrojtur dinjitetine tyre. Kjo proteste eshte e para pas 6 viteve qe shqiptaret zhvillojne per te drejtat e tyre ne Mal te Zi.

Tubimi e fundit i mbajtur ne shtator te vitit 2006 u mbyll me nje operacion te forcave speciale malazeze “fluturimi i i shqiponjave”, qe vuri nen pranga 18 shqiptare protestues nga Malësia e Hotit ne Malit te Zi .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA