Zgjedhjet kombëtare në Serbi, të parashikuara që të ndodhin në pranverën
e 2012-ës dhe ato presidenciale kosovare mund ta pengojnë, shtyjnë e
zvarrisin dialogun e Brukselit.

Duke folur për gazetën “Koha Ditore”, cituar nga Kosovatimes, kryenegociatorja kosovare Edita Tahiri thotë se rrjedha e dialogut mund të ndërpritet gjatë pranverës, nga zgjedhjet serbe.

“Edhe ne planifikojmë të hyjmë në zgjedhjet presidenciale, kështu që ehhe atëherë mund të ketë ndërprerje të përkohshme të bisedimeve”, ka thënë Tahiri. Edhe pse kjo gazetë ka informata që dialogu i Brukselit është menduar që të zgjasë vetëm një vit, ndërsa mund të përfundojë me gjetjen e zgjidhjeve për telekomin, energjetikën dhe përfaqësimin rajonal të Kosovës, Edita Tahiri ka mohuar se kjo do të ndodhë.Sipas shefes së delegacionit kosovar në këto bisedime, dialogu nuk ka afat, ndërsa ai pritet të vazhdojë derisa të ketë çështje për t’u diskutuar.

Edita Tahiri ka paralajmëruar temat që do t’i inicojë në këtë dialog gjatë 2012-tës. Ajo ka përmendur çështjen e transportit rrugor, hekurudhor dhe ajror, çështjen e të pagjeturve, kompensimin e dëmeve të luftës, demarkacionin e vijës kufitare dhe dëmet e shkaktuara mbi trashëgiminë kulturore e fetare të vendit tonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA