Pas një debati të gjatë, parlamenti serb ka miratuar ligjin për buxhetin e vitit 2012.

Lajmi publikohet nga mediat serbe, të cilat saktësojnë se buxheti 2012 mori 128 vota pro të mazhorancës, ndërkohë që partitë opozitare votuan kundër.

Për vitin e ardhshëm, buxheti serb parashikon një deficit prej 4.25 përqind të prodhimit të brendshëm bruto, ashtu sic qeveria serbe kish rënë dakort më parë me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Të ardhurat në këtë buxhet parashikohen 750 miliard dinarë, rreth 7.2 miliard euro, ndërkohë që shpenzimit shkojnë në 890 miliard dinarë rreth 8.6 miliard euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA