Ndërprerje energjie në jug të vendit
29/12/2011 18:35
Ndërprerjet e energjisë në fshatrat e Lushnjes, Beratit, Vlorës, Sarandës kanë qenë prezente gjatë të gjithës ditës së enjte dhe shkak, të paktën sipas deklaratave zyrtare, është bërë moskordinimi i punës midis CEZ Shpërndarje dhe sistemit të transmetimit OST.
Në një komunikatë zyrtare, CEZ theksonte “se defekti për ndërprerjen e energjisë është në rrjetin e OST”.
Gjithashtu, sipas kompanisë çeke të shpërndarjes, teknikët e saj janë në terren së bashku me ata të OST-së, në përpjekje për të zgjidhur situatën sa më shpejt që të jetë e mundur.
Sipas “CEZ”, situata duhet të kthehet së shpejti në normalitet dhe nuk ka rrezik që problemet të vazhdojnë edhe në mbrëmjen e ndërrimit të viteve.
Top Channel