Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, ja kush janë më të votuarit për deputetë deri më tani
Zgjedhjet parlamentare në Greqi do të mbahen pas marsit të vitit 2012 dhe gjithësesi pas mbylljes së bisedimeve mbi PSI-në (Private Sector Involvement).
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i qeverisë, Pantelis Kapsis, sipas të cilit para zgjedhjeve do të pritet edhe aprovimi i planit të ndihmave ekonomike në samitin evropian.
“Për datën nuk mund të jemi absolutisht të saktë. Është e qartë që bisedimet do të zgjasin deri në mars. Nga fundi i marsit do të hyjmë në periudhë paraelektorale, por deri kur do të zgjasë ajo nuk e di”, ka deklaruar zëdhënësi.
Greqia vazhdon të jetë e zhytur në krizën ekonomike, që ka bërë që cdo ditë e më tepër të shtohet numri i grekëve që vendosin të emigrojnë jashtë vendit, në kërkim të një të ardhmeje më të mirë e më të sigurt.
Gjithashtu, edhe qeveria greke ndodhet në vështirësi pasi grekëve u pëlqen kryeministri i ri Lukas Papadhimos, por ata janë mosbesues ndaj ekzekutivit të unitetit kombëtar, të formuar nga politikanë të PASOK-ut, Demokracisë së Re dhe Laos-it.
Vetë Papadhimos bëri më herët gjatë muajit bilancin e 30 ditëve të qeverisë së tij, të cilin e cilësoi si pozitiv, duke deklaruar se janë realizuar dy synime kryesore, sic janë lëvrimi i këstit të gjashtë të ndihmës dhe aprovimi me shumicë votash në parlament i buxhtetit të vitit 2012.
Top Channel