Derisa kriminelët e udhëheqin shtetin, investitorëte huaj nuk mund të investojnë në Kosovë. Një deklaratë të tillë e ka bërë deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media.

Sipas saj, këtë e thonë raportet ndërkombëtare, por me gjithë insistimin e gazetarëve ajo nuk ka përmendur ndonjë emër dhe në cilat raporte përmenden.

Gjatë konferencës së fundvitit, deputetja Osmani ka paraqitur, siç ka thënë ajo, dështimet e politikës kosovare në botën e jashtme. Ajo ka numëruar 9 aktorë të ndryshëm në Kosovë që merren me politikën e jashtme dhe sipas saj, kjo ka krijuar konkurrencë të panevojshme, qoftë edhe në marrjen e meritave. Për këtë arsye LDK ka kërkuar që të shuhen disa prej posteve që merren me politikën e jashtme.

Në konferencën e fundvitit edhe partia tjetër opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka drejtuar kritika të fuqishme në drejtim të qeverisë Thaçi, duke e cilësuar vitin 2011 si vitin më të keq të qeverisjes, që shumë çështje t’i trashëgojë vitin tjetër.

Për më tepër, Shala ka thënë se mungesa e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj është ndjerë për këtë parti, por edhe për politikën kosovare në përgjithësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA