Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur një delegacion të Parlamentit të Turqisë, të kryesuar nga antari i këtij parlamenti, Rifait Sait.

Gjatë takimit, sipas “Telegrafit”, Jahjaga vlerësoi ndihmën që Turqia i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës në të gjitha fushat dhe tha se është i nevojshëm thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit. Ajo u shpreh se Kosova është shtet i ndërtuar në parimin qytetar dhe respekton vlerat e secilit komunitet.

Presidentja ritheksoi se anëtarësimi i Kosovës në nismat dhe mekanizmat rajonale dhe ndërkombëtare është i domosdoshëm dhe tha se po punohet në axhendën europiane për vendin.

Siç njofton Zyra e Presidentes, Sait, në emër të delegacionit të parlamentit turk, ka thënë se vendi i tij i kushton një rëndësi të veçantë Kosovës, ndërsa e ka vlerësuar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve si shumë të mirë. Ai tha se për Turqinë paqja dhe stabiliteti në Kosovë nënkupton edhe paqe dhe stabilitet në gjithë rajonin e Ballkanit.

Anëtari i Parlamentit të Turqisë shtoi se Ankaraja zyrtare do të jetë përkrah Kosovës në të gjitha proceset dhe do të jetë një lobuese e fuqishme për Kosovën në vendet e Kaukazit dhe në vendet islamike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA