Dalin emrat e tre futbollistëve të njohur të futbollit italian në lidhje me skandalin e basteve që ka shpërthyer në Itali.
Në një përgjim telefonik, Nicola Santoni, ish-përgatitësi atletik i Ravenës është shprehur se Gianluigi Buffon, Gennaro Gattuso dhe Fabio Cannavaro janë “të sëmurë” pas basteve: “Buffon luan 100-200 mijë euro në muaj. Ai, Gattuso dhe Cannavaro janë të sëmurë!”
Për momentin, kapiteni i Juventusit (Buffon), ai i Milanit (Gattuso) dhe ish-kapiteni i kombëtares italiane (Cannavaro) nuk kanë komentuar.
Ky përgjim është i 30 shtatorit dhe është një bashkëbisedim i regjistruar në makinën e Santonit, i cili ka përfunduar në burg në kuadër të hetimit mbi bastet në futbollin italian. Biseda është e përqendruar në çështjen e basteve dhe sidomos në rolin e Donit dhe ekipit të Atalantës në të.
Top Channel