Siri, lirohen 755 të burgosur

28/12/2011 15:20

Televizioni shtetëror i Sirisë lajmëroi të mërkurën për lirimin e 755 të burgosurve, gjatë nëntë muajve të revoltave ndaj presidentit Bashar al-Assad.

Të burgosurit ishin përfshirë në incidente të ndryshme me forcat e sigurisë, por autoritetet theksuan se “duart e tyre nuk ishin të lyer me gjak”.

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, 14 mijë protestues të tjerë vazhdojnë të mbahen në burgje, ndërsa mbi 5 mijë janë vrarë në këto përplasje.

Në bazë të marrëveshjes së arritur me Ligën Arabe, vëzhguesit e së cilës ndodhen tashmë në vend, të gjithë të burgosurit politikë duhet të lirohen në javët në vazhdim.

Ndërkohë, kryetari i delegacionit arab e cilësoi situatën si “të qëndrueshme”, pasi vizitoi qytetin e shndërruar në vatër të revoltave, në Homs.

Në nëntor, autoritetet lajmëruan për lirimin e 1 180 personave, edhe ata sepse nuk kishte patur rol madhor në revolta. Sipas organizatave opozitare, numri i personave të mbajtur nëpër burgje është shumë më i madh se shifra zyrtare prej 14 mijë persona dhe ata vlerësojnë që deri 40 mijë persona mbahen në këto kushte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA