
Shtëpia e Bardhë ka në plan t’i kërkojë Kongresit rritjen e kufirit te
borxhit të qeverisë me 1,2 trilion dollarë për t’i mundësuar
administrates të paguajë në kohë faturat e saj.
Zyrtarët e Departamentit të Thesarit thanë të martën se Shtëpia e Bardhë do të bëjë kërkesën nga fundi i javës dhe se rritja është e nevojshme, sepse qeveria federale i eshte afruar perseri limitit te saj.
Kufiri i borxhit, i cili percakton shumën që kjo e fundit mund të marrë hua për të financuar operacionet e saj, qendron aktualisht ne nivelin e 15 trilione dollareve. Nese kerkesa miratohet, ai mund te rritet ne 16,4 trilione. ne te kaluaren, nje pretendim i tille do te ishte rutine.
Por ky i tanishmi pason nje vere debatesh te stuhishme mbi borxhin rekord qe ende pret finalizimin pavaresisht marreveshjes se minutes se fundit te arritur ne muajin gusht e qe shmangi nje kolaps te mundshem. Si pjesë e marreveshjes mbi limitin e borxhit në fillim të këtij viti, kufiri mund të rritet nëse të dyja dhomat e Kongresit miratojnë ligjin qe lejon kete veprim. Agjencia e vleresimit te riskut Standard and Poor`s uli per here te pare sivjet klasifikimin e Shteteve të Bashkuara, levizje kjo qe u shoqerua edhe me nje raport ku kritikohej niveli i borxhit amerikan, lufta politike dhe ngritja e tavanit të borxhit.
Top Channel