Njësia e demontimit, efektivët 9 muaj pa dieta

28/12/2011 00:00

Njësia e demontimit të municioneve pranë Ministrisë së Mbrojtjes prej 9
muajsh nuk ka marrë dietat për punën që kanë kryer në pikat më të
largëta te vendit ne poligonet e demontimit te municioneve.

Efektivet e kesaj njesie te shperndare ne disa poligone, prej me shume se 9 muajsh jane te detyruar te shpenzojne parate e rrogave per te udhetuar dhe siguruar fjetjen prane poligoneve, duke lene ne kete menyre pa te ardhura familjet e tyre.

Ne kushtet kur krishtlindja kaloi, efektivet e njesise luten qe te pakten te marrin parate qe u taklojne nga dietat ne menyre qe tu siguirojne familjeve te tyre festimin e nderrimit te viteve. Drejtues te ministries se mbrojtjes ndonese e dine shume mire kete problem, pervec premtimeve nuk kane bere asgje konkrete per te rimbursuar efektivet e njesise se demontimit.

Secili perj tyre duhet te marre nga 500 deri ne 700 mije leke, shume e cila ne keto 9 muaj eshte perballuar nga vete ushtaraket. Njesia e demontimit te municioneve per post problemeve financiare qe rendojne drejtpersedrejti familjet e tyre kane mundur te realizojne demontimin e dyfishit te sasise se municioneve te planifikuara per vitin 2011.

Ndersa eshte planifikuar qe procesi i demontimit te municioneve te teperta apo te rrezikshme te perfundoje ne korrik te vitit te ardhshem, 6 muaj para afatit te paracaktuar per ne fillim te vitit 2013.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB