Korcë, kapet i shumëkërkuari, u dënua me 25 vite
28/12/2011 00:00
Një shqiptar i dënuar për vrasje është arrestuar në shtetin grek ndërkohe që pritet edhe ekstradimi i tij.
Policia e Korcës bëri me dije se Ardian Kalaveshi 41 vjec është kapur në shtetin grek pas një bashkëpunimi mes saj dhe Interpol Tiranes.
Sipas te dhenave Kalaveshi ne vitin 1991 ka vrare Roland Cangonjin dhe për këtë arsye është dënuar me 25 vite burg. Pasi ka mundur të arratiset nga burgu në vitin 1997 autori i vrasjes i ka shpetuar drejtësise derisa është lokalizuar në shtetin grek.
Pas ekstradimit 41-vjecari do te vuaje pjesen e mbetur te denimit ne nje prej burgjeve te sigurise se larte ne vendin tonë.
Top Channel