Kinë, qeveria ofensivë ndaj disidentëve

28/12/2011 21:50

Një tjetër figurë e rëndësishme që kundërshton regjimin kinez duket se po pëson një dëm të rëndë për shkak të aktivizimit në favor të të drejtave të njeriut.

Është Amnesty International që ka dhënë alarmin, pasi nesër në Kinë do të nisë procesi gjyqësor ndaj Ni Yulan, e angazhuar prej dhjetë vjetësh në luftën për mbrojtjen e së drejtës së qëndrimit dhe dëbimeve të detyruara, e të cilave ka qenë vetë viktimë.

Gruaja akuzohet nga autoritetet për mashtrim pasi sipas tyre i ka dhënë asistencë ligjore viktimave të dëbimeve edhe pse nuk kishte licensën e avokatit.

Dy ditë më parë, një aktivist i njohur kinez, që ishte përfshirë në protestat e vitit 1989 në sheshin Tienanmen, u dënua me 10 vjet burg nga autoritetet kineze.

Chen Xi u dënua për për mohim të pushtetit të shtetit pasi gjyqi ndaj tij zgjati vetëm disa orë. Ai kishte publikuar online disa ese që kritikonin Partinë Komuniste.

Ndërsa dy ditë para tij një tjetër aktivist tjetër, Chen Wei, u burgos për akuza të njëjta.

Grupet për të drejtat e njeriut shprehën indinjimin e tyre dhe akuzuan Pekinin se po përdor përiudhën e Krishtlindjeve për të mbuluar veprimet e regjimit të tij.

Analistë të ndryshëm ndërkombëtarë thonë se Pekini ka një politikë të rreptë dhe afatgjatë për ndëshkimin e aktivistëve që refuzojnë të ndërpresin shkrimet e tyre anti-regjim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA