Detaje nga arrestimi i Presidentit të Venezuelës/ Tentuan t’u fshiheshin forcave amerikane, Maduro dhe bashkëshortja e tij përplasën kokën pas derës së çeliktë
Dy ushtarë të forcave speciale jemenase dhe tre anëtarë të dyshuar të Al Kaedës kanë mbetur të vrarë në përleshje të regjistruara në jug të Jemenit.
Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave përleshjet u verifikuan në periferinë lindore të qytetit të Zinxhibarit.
Sipas burimeve, të parët kanë qenë militantët që kanë qëlluar me mitralozë ndaj ushtarëve duke vrarë dy prej tyre dhe plagosur 7 të tjerë.
Këta të fundit kanë reaguar po me armë të rënda duke eleminuar tre anëtarë të rrjetit terrorist, që thuhet se e ka kthyer Jemenin prej kohësh në bastionin e tij.
Por, përvec luftimeve mes ushtrisë dhe Al Kaedës, Jemeni vazhdon të jetë i përfshirë nga protestat kundër regjimit të presidentit Ali Abdullah Saleh, edhe pse ky është tërhequr.
Në fillim të muajit situata u duk se do të qetësohej, pasi u emërua një qeveri e re e unitetit kombëtar, që zupozohej se do të nxirrte vendin nga kaosi ku është zhytur.
Por, vetëm katër ditë më parë, forcat e sigurisë qëlluan mbi një turmë demonstruesish duke vrarë 7 persona, bënë të ditur burime mjekësore lokale.
Aktualisht, autoritetet amerikane janë duke shqyrtuar një kërkesë për vizë udhëtimi të bërë nga Saleh, i cili u shpreh disa ditë më parë se do të ishte i gatshëm të largohej nga vendi për të qetësuar situatën.
Top Channel