Itali, ulet kostoja e huamarrjes

28/12/2011 00:00

Kostoja e huamarrjes për Italinë është ulur ndjeshëm në ankandin më të
fundit të borxhit, sinjali i pare ky i lehtesimit të tensioneve në
Eurozonë.

Qeveria e Mario Montit mblodhi 9 miliard euro ne borxhe afat-shkurtra me gjysmen e normes se meparshme te interesit, 3,2% nga 6.5 qe ishte ne nentor.

Ankandi pason zgjerimin e huave tre-vjecare 490 miliarde euroshe te BQE-se per bankat e zones se Euros. Kjo ishte hera e pare qe Banka Qendrore Europiane pranoi te jepte hua mbi nje-vjecare. Spekullimet nuk vonuan se para te reja mund te perdoren nga bankat per t’u huazuar qeverive te tyre ne kushtet e ngercit te borxhit.

Nga shuma totale e vene ne dispozicion, rreth 300 miliarde euro bankat thuhet se i kane perdorur per te rifinancuar borxhet e veta ekzistuese, ndersa 190 miliarde mbeten te lira per investime te tjera, perfshire ketu borxhin qeveritar. Ankandi vjen po keshtu pas masave te metejshme anti-krize te marra nga kryeministri italian Monti, nje ekonomist me pervoje, te cilat i kane dhene tregjeve siguri.

Reformat perfshijne limite te pagesave ne kesh me qellim minimizimin e evazionit fiskal. Bursat europiane reaguan pozitivisht ndaj lajmit. Tregjet e aksioneve ne Milano, Londer, Frankfurt e Paris paten te gjitha rritje gjate shkembimeve te paradites.

Top Channel