Ashtu si në cdo prag feste cmimet e produkteve ushqimore janë rritur sërish. Në tregun e fruta-perimeve në ish-uzinën Dinamo ku dhe furnizohen një pjesë e mirë e qytetarëve për shkak të cmimeve më të lira ka një rritje prej 20-30 lekë.
“Cmimet janë rritur nga 200 deri në 300 lekë për disa artikuj”, thotë një konsumatore. “Molla, portokalli, të gjithë janë rritur brenda një kohe pak të shkurtër. Kudo që të shkosh cmimet janë të ngritura, sidomos tek frutat e perimet”, shprehet një tjetër.
“U gëzuam se thanë se cmimet nuk do lëviznin, por nuk doli e vërtetë. Po të shohësh cmimet kanë shkuar nga 600 në 900 lekë”, thekson një konsumator tjetër.
Bashkia e Tiranës ka bërë rregullisht kontrolle në tregje për frenimin e rritjes abuzive, por duket se tregtarët i kanë qendruar besnik traditës së tyre për rritjen e cmimeve.
Krahasuar me tabelat e cmimeve që publikon bashkia vihet re dukshëm rritja e cmimeve. Në treg një kilogram domate kushton 90 lekë dhe jo 52 sic tregon tabela e cmimeve të bashkisë, një kilogram mollë kushton 120 lekë në treg dhe jo 65.
Madje, tregtarët përdorin dy etiketa cmimesh, një për konsumatorët dhe një tjetër kur kontrollohen nga inspektorët e bashkisë. Rritjen e cmimeve e pranojnë dhe vetë ata, duke ia atribuar atë si cdo vit tregtarëve të shumicës.
“S’është zarzavat stine trangulli dhe prandaj është i shtrenjtë, s’është i domosdoshëm dhe pse mos të ngrihet. Këtu 100 lekë janë rritur nga shumica. Vetëm domatja s’është rritur, të tjerat po”, thotë një prej tyre.
Rritja e cmimeve reflektohet edhe në tabelat e bashkisë të tre ditëve të fundit. Gjatë muajit dhjetor, Bashkia e Tiranës edhe pse nuk ka të drejtë të ndërhyjë në cmime mori angazhim për herë të parë se nuk do të lejonte rritjen e tyre abuzive në prag të festave. Por presioni i bashkisë duket se nuk funksionoi as këtë vit.
Korcë, rriten cmimet e produkteve
Darkës tradicionale të ndërrimit të viteve duket se qytetarët korcarë do të detyrohen t’i heqin shume prej elementeve si pasoje e rritjes së cmimeve. Festat e fundvitit edhe ne qytetin juglindor kane sjelle rritje te cmimeve ne tregun e shitjes me pakice te fruta-perimeve duke i vene keshtu qytetaret para zgjedhjes. Ne pamundesi per te pasur ne tryeze gjithcka qe deshirojne qytetaret te zhgenjyer nga rritja e cmimeve shprehen se do te marrin vetem gjerat me te domosdoshme per te festuar ne nje menyre te thjeshte naten festive te fundvitit.
Abuzimi qe perfshin te gjithe tregtaret e vegjel si nje prirje e pervitshme ne prag te festave, duket se shkaktohet nga tregtaret e shumices, te cilet ndryshe nga c’ndodh ne vendet e tjera, nuk i shpetojne dot joshjes per te rritur cmimet dhe per te renduar se tepermi xhepat e konsumatorit.
Per cdo dite te vitit qytetaret korcare privohen nga shume ushqime per shkak te pamundesise per t’i blere ato por edhe per nje nate festive sic eshte ajo e vitit te ri serish ata blejne dicka duke lene menjane shume te tjera.
Top Channel