Cesc Fabregas ka bërë një përmbledhje të 6 muajve që luan me Barcelonën pas aventurës së gjatë në Angli me Arsenalin dhe ka theksuar se i duket sikur karriera e tij sapo ka nisur.
“Kam gjysmë viti që luaj me Barcelonën dhe kam fituar 3 tituj (Superkupën e Spanjës, Superkupën e Europës dhe Botërorin e Klubeve). Është e pabesueshme. Më duket sikur karriera ime sapo ka nisur. Tek Arsenali nuk kisha më të njëjtin motivim që kisha kur isha 16 vjeç. Doja një ndryshim në karrierë dhe jam i kënaqur që tashmë luaj për ekipin e fëmijërisë time”, u shpreh mesfushori spanjoll në një intervistë për ‘Sky Sports’.
Fabregas krahasoi edhe dy trajnerët që ka pasur deri tani në karrierën e tij.
“Të dy e dashurojnë punën që bëjnë. I dedikohen me shpirt sepse e duan shumë futbollin”, theksoi spanjolli në lidhje me Arsene Wenger dhe Josep Guardiola.
Në lidhje me të ardhmen e tij, 24-vjeçari deklaroi: “Dua të luaj për shumë vite me Barcelonën dhe do doja të mbyllja karrierën me fanellën blaugrana, por nëse një ditë do të largohem do doja të kthehesha tek Arsenali. Nuk e shoh veten me tjetër ekip përveç Barcelonës dhe Arsenalit.”
Top Channel