Australi, përmbytjet, kaos në qytetin Katherine

28/12/2011 00:00

Ujërat e përmbytjeve kanë mbjellë kaos në qytetin australian Katherine, duke paralizuar transportin e duke përfshirë deri dhe një tren mallrash mbi urën ku po kalonte.

Arsyeja e vërshimit të paprecedentë për këtë zonë ishte cikloni tropikal “Grant” dhe shirat e rrëmbyer që përplasi mbi rajon. Dëshmitarët në vendngjarje tregojnë se treni po kalonte mbi urë kur ajo u shemb e uji rrëmbeu vagonët.

Makinistët mbeten të bllokuar për disa orë, por me vonë u arrit të shpëtoheshin.

Top Channel