Shpërthimi i një bombe artizanale ka vrarë 3 ushtarë të NATO-s në lindje të Afganistanit në një atentat të kryer nga talebanët.
Burime të ISAF-it kanë bërë të ditur lajmin pa dhënë detaje mbi kombësinë e viktimave, vendin e saktë ku ka ndodhur ngjarja apo nëse ka të tjerë ushtarë të plagosur.
“Tre ushtarë të ISAF-it janë vrarë nga shpërthimi i një bombe artizanale në jug të Afganistanit ditën e djeshme”, lexohet në një komunikatë.
Të mërkurën e kaluar një minë e vendosur në rrugë shkaktoi vdekjen edhe të pesë ushtarëve polakë të NATO-s në Afganistan, në atë që përbën humbjen më të madhe për ushtrinë polake që prej nisjes së misionit në vendin musliman.
Sipas Agjensisë Polake të Lajmeve “PAP”, ushtarët ndodheshin disa kilometra nga baza e tyre në krahinën e Ghaznit, kur ranë në kontakt me minën në rrugë. Tre prej ushtarëve ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa dy të tjerë në një spital ushtarak.
Top Channel