“Benz” ndalon shitjet për qeverinë e Kosovës

28/12/2011 17:20

Kompania e prodhimit të veturave të markës “Mercedes Benz” ka vendosur të mos u shesë më prodhimet e saj institucioneve të Kosovës.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja “Zëri”, sipas të cilës shkak për këtë vendim të kompanisë gjermane është bërë niveli i lartë i korrupsionit në shtetin e ri.

Ministri për Zhvillimin ekonomik Besim Beqaj, shkruan gazeta, ka privilegjin e të qenit zyrtari i fundit që me paratë e qeverisë së Kosovës ka blerë një veturë të kësaj marke.

Sipas Transparency International, Kosova renditet në vendin e 112-të në listën e vendeve më të korruptuara në botë, përkrah shteteve si Algjeria, Egjipti, Moldavia, Senegali dhe Vietnami.

Kështu, përfaqësuesit zyrtarë të kompanisë “Mercedes Benz” në Kosovë nuk mund t’u shesin më vetura institucioneve kosovare nëse ato shpallin tendera publikë për blerjen e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA