21 Janari, Rama reagon pas Berishës

28/12/2011 19:35

I menjëhershën ka qënë reagimi kreut të opozitës Edi Rama pas deklaratës së kryeministrit Sali Berisha për 21 janarin, kur deklaroi se kjo ngjarje ishte një test për funksionimin e ligjit dhe vërtetoi funksionimin e kushtetueshmërisë.

Rama në mesazhin e postuar në Twitter i kujton kryeministrit se: “Shteti kushtetues e ligjor do funksionojë kur të dalin para drejtësisë e të ndëshkohen vrasësit e 21 janarit, kush dha urdhër e kush qëlloi!”.

Në mesazhin e tij, kreu i opozitës ka komentuar edhe ndërtimet pa leje në të gjithë territorin e vëndit, të cilat janë cilësuar si “një batërdi me kosto të përbashkët”.

Rama e ka ndërtuar komentin për këtë cështje në formën e një pyetjeje, ku thotë se: ”Në c’vend të BE-së janë bërë më shumë ndërtime pa leje se me leje dhe c’vend normal do pranonte kostot e asaj batërdie mbi pasurinë e përbashkët?”.

Komentet lidhur me këtë cështje Rama i bëri pas deklaratave të kryeministrit Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë, ku ai foli për bumin e ndërtimeve në vend.

Deklarata e Berishës për ngjarjen e 21 Janarit dhe më pas komenti i
kreut të opozitës e kanë riaktualizuar këtë cështje, e cila ende është
nën hetim nga prokuroria, që ka ngritur tre akuza.

Ndërsa familjet e viktimave presin
drejtësi. Vetë Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda, vizitoi para pak ditësh familjen e Hekuran Dedës, një prej katër personave të vrarë në demonstratën e 21 janarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA