Kujdes me ushqimin dhe pijet alkoolike në këto ditë festash. Të gjithë abuzojmë sadopak në sasinë e mishit apo të verës, por pikërisht kjo sjellje e njohur tashmë ndaj ushqimit i detyron autoritetet shëndetësore të rekomandojnë disa këshilla.
Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili u kërkon të moshuarve, të rinjve dhe sidomos të sëmurëve kronikë si ata me probleme kardiake apo ata me diabet të frenohen në ushqim dhe pije këto ditë për të mos c’rregulluar parametrat e tyre shëndetësorë.
Një c’rregullim i këtyre parametrave tha Vasili përvecse dëmton shëndetin, prish dhe atmosferën e familjarëve.
Por nga ana tjetër Ministri i Shëndetësisë garanton gatishmëri të bluzave të bardha në të gjithë shërbimin shëndëtësor.
“Shërbimi ka marrë urdhër të prerë të ketë gatishmëri të përforcuar lidhur me dhënien e ndihmës, që nga Tirana e deri në rrethe. Qëndrat e urgjencës dhe farmacitë kanë riforcuar gjendjen e tyre, si dhe kemi pasur një verifikim të aparaturave të shërbimit të ndihmës së shpejtë”, tha Ministri i Shëndetësië, Petrit Vasili.
Sipas Vasilit tashmë në të 14 rrethet e vendit ka shërbim urgjence të pajisur me aparatura bashkëkohore që do t’u vijnë në ndihmë qytetarëve gjatë këtyre ditëve që karakterizohen nga urgjencat mjekësore.
Top Channel