“Në fakt mund të them me krenari se, së bashku me koleget e tjerë kemi bërë një punë të rendësishme, voluminoze. E mbyllim këtë vit me një bilanc pozitiv të miratimit të ligjeve dhe reformave”.

Ky është vleresimi i Jozefina Topallit për punën e një viti të Kuvendit të Shqiperise, i cili në 12 muaj ka kaluar 219 akte, ka zhvilluar 155 orë debat dhe gjatë të cilit deputetët kanë kryer 879 diskutime.

Por, megjithëse ligjet, në shumicën dërrmuese të rasteve janë miratuar vetëm me votat e mazhorancës, në ndryshim nga viti i kaluar, opozita jo vetëm është bërë pjesë e punimeve të Parlamentit, por ka miratuar edhe disa  ligje, që kërkonin shumicë të cilësuar.

Për Kryetaren e Kuvendit, marrëveshja e arritur me opozitën brenda Parlamentit është një nga arritjet kryesore të këtij viti, e cila duhet zhvilluar më tej në interes të integrimit të vendit.

”Mazhoranca dhe opozita jane dy forca te rendesishme, te ndryshme ne programe politike, te ndryshme ne filozofi, por Parlamenti eshte asambleja e vendimarrjeve kombetare. Dhe kur flitet per integrimin, nuk ka ndarje ne te majte dhe te djathte”, u shpreh Topalli.

Kryetarja e Kuvendit nuk nguroi te permendte edhe momentet e veshtira te ketij viti, gjate te cilit, sipas saj eshte tentuar te goditet parlamentarizimi. Ajo nuk e permendi situata apo persona, por la te kuptohet se behej fjale per 21 janarin dhe ngjarjet qe ndodhen pas kesaj date.

Ngjarje qe vulosen ndarjen perfundimtare te mazhorances me Presidentin e Republikes, me te cilin u shenuan edhe disa mosmarreveshje te ashpra per zbatimin e kushtetutes ne dekretimin e funksionareve te larte shteterore brenda dhe jashte sistemit te drejtesise.

”Pavaresisht se ne nje periudhe te caktuar eshte sfiduar edhe kushtetuta, edhe parlamentarizmi, mund te them se qendrimi yne ka qene i drejte, i bazuar ne kushtetute. Eshte detyra jone per ta mbrojtur kushtetueshmerine ne çdo rast dhe ne çdo situatë dhe mbi te gjitha, si Republikë Parlamentare, per te mbrojtur parlamentarizimin”.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila u pyet, nese e shikon te veshtire sfiden e ardhshme per zgjedhjen e presidentit ne korrik, gjen tek kushtetuta edhe çelesin e zgjidhjes se kesaj çeshtjeje.

”Persa i takon axhendes se institucioneve te ndryshme, une dua te perseris, se une respektoj institucionin e presidentit, i cili eshte ne detyre deri ne momentin e caktuar. Ajo qe une besoj fort ne ndergjegjen time politike eshte respektimi i kushtetutes se Shqiperise. Kushtetuta eshte shkruar ne bazen e nje konsensusi te gjere, keshtu qe respektimi i saj eshte e vetmja rruge me te cilen ne do te zgjidhim te gjithe axhenden e ardhshme te institucioneve te ndryshme”.

Per Kryetaren e Kuvendit, ngjarja me e rendesishme e vitit te ardhshem, qe do t’i jape ngjyrime e tjera edhe jetes politike shqiptare eshte 100-vjetori i themelimit te shtetit shqiptar ose siç e quan Jozefina Topalli viti i flamurit.

Rama ironizon fjalimin e Topallit

Analiza vjetore e punës së kuvëndit nga kryeparlamentaria Topalli është
krahasuar nga kreu opozitës Edi Rama si e ngjashme me ato të
kooperativave gjatë regjimit komunist.

Nëpërmjet rrjetit social “TWitter”, Rama shkruan se ““spikerja si në analizën e kooperativës dhe ligjet si kuintal për hektar rendiment i lartë vjetor, madje paçka se opozita s’la shiun me ra!”.

Ky koment i zotit Rama erdhi menjëherë pas konferencës për shtyp ky zonja Topalli deklaroi se gjatë vitit 2011 janë miratuar mbi 450 ligje dhe se ky është një bilanc pozitiv, pasi u miratuan edhe ligjet me shumicë të cilësuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA