Organizata e Veteranëve të Luftës në Kosovë dhe shoqata Vatra do të
organizojnë të mërkurën paradite një protestë para selisë së ambasadës
zvicerane në Kosovë.

Protesta do të zhvillohet si reagim ndaj vendimit të autoriteteve të Zvicrës për ekstradimin në Serbi të Shemsi Nuhiut, ish-luftëtar i UCK-së i akuzuar nga Beogradi për krime lufte.

Nuhiu, bashkë me 17 shqiptarë të tjerë nga Lugina e Preshevës, identifikohen nga autoritetet serbe si “Grupi i Gjilanit”, i cili sipas tyre ka kryer krime lufte gjatë periudhës qershor-tetor 1998.

Sipas Gjykatës për Krimet e Luftës në Beograd, krimet në fjalë janë kryer ndaj popullsisë serbe në fshatin e Gjilanit dhe në rrethinat e tij.

Shemsi Nuhiu u arrestua në një operacion të forcave speciale të policisë zvicerane, në zonën e Vevesë, pjesë e Kantonit të Vaudit dhe gjykata lokale ka marrë vendimin për ekstradimin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA