Piratët grabisin çisternën italiane

27/12/2011 16:25

Një çisternë italiane u sulmua dhe u mor peng nga piratët në brigjet e Omanit, raportuan burime zyrtare gjatë së martës.

Në bordin e mjetit lundrues ishin 18 persona, midis të cilëve gjashtë shtetas italianë, pesë ukrainas dhe shtatë indianë.

Anija e quajtur “Enrico Ievoli” ishte duke transportuar lëndë kimike dhe sodë kaustike nga Emiratet e Bashkuara Arabe për në Detin Mesdhe.

Sipas pamjeve satelitore, anija është duke iu drejtuar brigjeve të Somalisë. Një patrullë detare është lëshuar në ndjekje të saj, por nuk ka asnjë garanci që do të arrijë të lirojë pengjet.

Piratët somalezë, të favorizuar nga anarkie që mbizotën në vendin e tyre janë shndërruar në një problem të madh ndërkombëtar, ndërsa i shkaktojnë tregëtisë botërore një dëm prej 12 miliardë eurosh në vit.

Më parë gjatë muajit, forcat britanike arritën t’i kundërpërgjigjeshin me sukses pengmarrjes së një anije, në ujrat pranë Jemenit, ndërsa arrestuan shtatë piratë. Gjithashtu në dhjetor, Kina lajmëroi për krijimin e një baze detare në Sejshel, për të luftuar me efikasitet fenomenin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA