Ozil: Mourinho është si prind për mua

27/12/2011 16:10

Mesut Ozil, mesfushori i Real Madrid, ka vlerësuar trajnerin Jose Mourinho, i cili kërkoi me ngulm blerjen e tij nga drejtuesit madrilenë në vitin 2010, kur futbollisti luante për Werder Bremen, në Bundesligën gjermane.

“Mourinho është si një baba për mua. Ai është një mjeshtër i madh, ka karakter dhe i trajton shumë mirë lojtarët e tij”, theksoi mesfushori i Real Madrid dhe kombëtares gjermane për televizionin gjerman ‘NTVSpor’.

Ozil mendon se humbja në Santiago Bernabeu ndaj Barcelonës ishte një rastësi dhe shpreson në fitimin e kampionatit spanjoll.

“Dua që në vitin 2012 të fitoj trofe me Gjermaninë dhe me Real Madrid. Në Euro 2012 ëndërroj një finale Gjermani-Turqi.
Humbja me Barcelonën ishte rastësi. Jemi në krye të klasifikimit me tre pikë avantazh dhe do të mundohemi ta ruajmë diferencën deri në fund”, tha Ozil.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA