Zyrtari më i paguar në Republikën e Kosovës është presidentja Atifete
Jahjaga, ndërkohë që kryeministri Hashim Thaci renditet vetëm i 13-i.

Kështu shkruan në numrin e së martës e përditshmja kosovare “Zëri”, sipas të cilës Jahjaga paguhet 2.837 euro, por ndërkohë jeton në një shtëpi me qira.

Ndërsa kryeministri Thaci, i cili në listë zë vendin e 13, ka një rrogë mujore prej 1.443 euro, por ndryshe nga kryetarja e shtetit, jeton në një shtëpi me një sipërfaqe prej 1 mijë metra katrorë.

Gjithashtu, Thaci, sipas “Zërit”, po ndërton një banesë të re të madhe në periferi të Prishtinës, të cilën ai pretendon se po e financon me kredi.

E përditshmja shton më tej se pas Jahjagës në top-listën e zyrtarëve më të paguar vjen drejtori i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Shkëlzen Lluka, që ka një rrogë prej 2.653 euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA