Japonia rinis eksportin e armëve në 2012-n

27/12/2011 16:10

Japonia do të ndryshojë ligjin që prej vitit 1967 pengon eksportin e armëve, deklaroi zëdhënësi më i lartë i qeverisë gjatë së martës.

Në bazë të ligjit të ri që do të miratohet, edhe pse me kufizime të rëndësishme, Japonia do të lejohet që të eksportojë armë dhe teknologji ushtarake.

Sipas zëdhënësit, një lëvizje e tillë do të lejojë vendin që të zhvillojë teknologjinë e tij së bashku me partnerët ndërkombëtarë, në të njëjtën kohë që do të lejojë pajisjet ushtarake japoneze të marrin pjesë në misione humanitare në botë.

Gjithashtu, zëdhënësi shtoi se ndryshimi i ligjit do të ndihmojë në reduktimin e kostove për armatimin, duke lehtësuar barrën mbi qeverinë, që përballet me një defiçit financiar tepër të lartë.

Më parë gjatë vitit, Japonia lajmëroi një plan të rëndësishëm riarmatosje, që do të lejojë superfuqinë aziatike të jetë e gatshme të përballojë kërcënimet që krijon në rajon Korea e Veriut dhe Kina.

Që prej Luftës së Dytë Botërore, politika e Tokios është përqendruar në mbajtjen e një ushtrie të vogël dhe efiçente, duke qënë një ndër zërat me më pak shpenzime për buxhetin qeveritar për dekada me radhë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA