Inter pret rikthimin e Forlan

27/12/2011 15:55

Pas dy muajsh mungese për një dëmtim serioz muskular, Diego Forlan është shëruar plotësisht dhe është i gatshëm për të dhënë kontributin e tij për Interin.

“Jam shplodhur, tani jam shumë mirë dhe Interi është në rritje të vazhdueshme. Unë nuk kam harruar të bëj gola. Kur të rifitoj sigurinë në lojë dhe gjërat do fillojnë të ecin do të kthehem sërish të shënoj gola. E njëjta gjë vlen edhe për Milito e Pazzini”, u shpreh sulmuesi uruguajan për ‘Ansa’.

Ndeshjet e shumta të luajtura pa bërë kurrë pushim ishin shkaku i dëmtimit të Forlan: “Pas botërorit bëra shumë pak ditë pushim, më pas luajta shumë ndeshje me Atletico Madrid e më tej luajta edhe Kupën e Amerikës. Asnjë pauzë mes shumë kompeticioneve dhe më pas u transferova tek Inter. Ka qenë një periudhë shumë e zënë në karrierën time dhe muskujt nuk mbajtën më.”

Në lidhje me kundërshtarin e zikaltërve në Ligën e Kampioneve, Olimpikun e Marsejës, sulmuesi deklaroi: “Është vështirë të flasësh për një ndeshje që do të luhet në shkurt sepse nuk mund të parashikohet forma e ekipeve në momentin kur do të përballen. Interi është më mirë se dy muaj më parë dhe po vazhdojmë të përmirësohemi.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA