Harta e çmimeve të kokainës

27/12/2011 00:00

Cdo vit zyra e krimit dhe drogës e OECD-së, një organizatë që përfshin
vendet më të zhvilluara të globit, publikon një raport të detajuar mbi
prodhimin dhe konsumin e drogave të jashtëligjshme në mbarë botën.

Këtë vit raporti tregon se pavarësisht luftës që qeveritë në gjithë globin bëjnë ndaj tregtisë së drogës, konsumi i saj vazhdon të rritet. Sipas OECD-së, aktualisht janë mbi 210 milionë njerëz më botë, që cdo vit përdorin droga të jashtëligjshme, nga të cilat vdesin rreth 200 mijë prej tyre.

Por e dhëna më interesante ka të bëjë me cmimin e saj. Sipas te dhenave, bazuar në të dhënat e raportit të OECD-së, tregohet çmimi i rrugës për një gramë kokainë. Për Shqipërinë burimi është Policia e Shtetit, posaçërisht njësia antidrogë. Sic duket qartë çmimi i kokainës në rrugë varion nga 62 euro për gramë në Britaninë e Madhe deri në 155 euro në Norvegji.

Shqipëria, në rrugët e të cilët kokaina tregtohet sipas Policisë së Shtetit nga 80-105 dollarë për gramë, qëndron diku në mesin e tabelës, afër fqinjëve të saj, Italisë dhe Greqisë. Në Europë tregu i kokainës përllogaritet rreth 33 miliardë dollarë, 3 herë sa Prodhimi Kombëtar i Shqipërisë.

Shqipëria ka një peshë të papërfillshme në këtë treg. Por në raport me numrin e popullsisë konsumi në Shqipëri, sipas OECD-se është relativisht më i lartë. Sipas vlerësimeve të vitit 2009, prevalenca e kokainës në Shqipëri qëndron në 0.8 përqind, që do të thotë 0.8 vetë në cdo 100 vetë përdorin kokainën, kur në Bosnje dhe Bullgari shifra eshte 0.6 ndërsa në Rumani dhe Serbi respektivisht 0.1 dhe 0.5 për qind. Lajmi i mirë është se krahasuar me të ardhurat për frymë, çmimi i drogës në Shqipëri është ndër më të lartit në Europë, çka kufizon deri diku përdorimin e saj.   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA