Cmimet e gazetarisë
27/12/2011 15:35
Në prag të këtij fundviti, Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka organizuar ceremoninë e ndarjes së çmimeve për gazetarinë ekonomike dhe atë të karrierës, një tradite që ka nisur tre vite më parë.
Kreu i këtij unioni, Aleksandër Cipa, tha se çmimi “Vangjush Gambeta”, njeriu që u persekutua vetëm për të mbrojtur të vërtetat e pathyeshme ekonomike, këtë vit do t’i jepet tre gazetarëve, Laura Cela, Ersuin Shehu dhe Isidor Koti.
Në këtë takim u dhanë edhe dy çmime karriere, gazetarëve Aleksandër Furxhi dhe Artan Hoxha.
Top Channel