Britani, Princi Philip del nga spitali

27/12/2011 00:00

Princi Philip i Britanisë së Madhe u largua ditën e martën nga spitali, ku qëndronte i shtruar prej pesë ditësh për shkak të disa problemeve kardiake.

90-vjeçar, Duka e Edinburgut është bashkëshorti i Mbretëreshës së Elizabetë e Dytë.

Ai u rikthye në pallatin mbretëror nëpërmjet një “Range Rover” të ri, ndërsa me qindra reporterë dhe fotografëve e prisnin në hyrje të pallatit të Sandringhemit.

Një zëdhënës i oborrit konfirmoi se shëndeti i Dukës është i mirë, por nuk është vendosur ende kur do t’i rikthehet aktiviteteve të tij publike dhe nëse do të jetë i pranishëm në meshën e ditës së dielë.

Princi Philip u godit në prag të Krishtlindjeve nga disa shqetësime kardiovaskulare dhe si rrjedhojë humbi pritjen mbretërore të organizuar në 25 dhjetor.

Top Channel