Britani, parashikime të zymta për ekonominë

27/12/2011 21:50

Ekonomia britanike ndodhet përpara një viti të “zymte” në 2012-n, ku ekziston rreziku real i një rikthimi të recesionit, paralajmeron një nga insitucionet më prestigjoze të specilizuara në vend.

Sipas Institutit të Kërkimeve për Politikat Publike në Londër, i vetmi lajm i mirë për konsumatorët britanikë e është një rëenie e pritshme në nivelin e inflacionit, që do të lehtësojë buxhetet e atyre që janë në marrëdhënie pune.

Në kushtet kur nuk ka zgjidhje ende për problemet në Eurozonë dhe kur shumë ekonomi të vendeve të Bashkimit Europian tashmë ndodhen sërish në recesion, rreziku është se masat shtrënguese në Europe do të frenojnë rritjen ekonomike në Britani.

Sipas kryeekonomistit të këtij institute kërkimor, i vetmi epitet që do të përshkruante në mënyrë te saktë parashikimin për ekonominë britanike do të ishta fjala “i zymtë”.

Në rastin e një recesioni të dyte, rikthimi në rritjen ekonomike do të jetë i mundur vetëm nëse do të ketë rritje të shpenzimeve publike, gjë që ka pak gjasa të ndodhë.   

Ky insistutit i bën thirrje qeverisë së Kryeminstrit Cameroon që të bëjë më shumë për të nxitur ekonominë përfshi edhe krijimin e një Banke Kombëtare për Invetsimet, e cila duhet të ngrihet dhe të funksionojë brenda 2012-ës, një vit i cili sipas të gjitha gjasave do të jetë më i veshtirë dhe problematik se viti që po lëmë pas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA