Rritja e kriminalitetit në Shqipëri ishtë një prej cështje e cila u komentua nga ambasadori Alexander Arvizu në intervistën dhënë për gazetën “Shqip” fundjavën që kaloi.

Zoti Arvizu krahas vlerësimit për progresin e arritur shprehet i shqetësuar kur flet se metastazat e krimit janë shtrirë deri në nivelet më të larta të shoqërisë shqiptare. Ambasadori SHBA në Tiranë bën një deklarim tepër serioz kur thekson se krimi ka zënë vënd edhe brenda qeverisë shqiptare.

“Mendoj se është bërë progres vitet e fundit. Por përsëri cështja e marrjes në mbrojtje të elementëve kriminalë është e vështirë ta vecosh nga kultura e mosdhënies llogari. Ne e dimë që ka njërëz me një të shkuar kriminale që kanë lidhje me disa pjesë strategjike në shoqëri, ata janë brenda qeverisë. Përsëri them se është bërë progres gjatë viteve të fundit, por për aq kohë sa këta njerëz të përfshirë në kriminalitet dhe mbajnë poste zyrtare, ky është një problem.  Për mua është shumë mbresëlënëse ajo që ka ndodhur muajt e fundit kur ne kemi patur disa raste, flas këtu në mënyrë specifike me SHBA ku në disa prej tyre është dashur të kemi edhe cështje ekstradimi apo kërkesa për asistëncë juridike për krime të kryera në SHBA. Kur unë mbërrita në Shqipëri në Ministrinë e Drejtësisë ishte zoti Nishani dhe tani zoti Halimi. Kam qënë shumë falenderues për vëmendjen e tyre dhe ndihmën e cila ka bërë të mundur ndëshkimin nga  ligji në disa raste me profil të lartë kriminal në SHBA, ku ishin të përfshirë disa kriminele me veprimtari shumë serioze. Në disa nivele puna shkon mirë dhe është shënuar progress, por është nevoja që ky progres të shtohet edhe më shumë”, thotë ambasadori Arvizu.

Pavarësisht vlerësimeve për përmirësim në disa aspekte, deklarata e bërë për inkriminimin e strukturave të larta të shtetit është më seriozja e bërë nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara, pas kabllogrameve të bëra publike në vjeshtë ku akuzoheshin persona me emër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA