Totozani merr detyren: Një institucion më aktiv

26/12/2011 12:50

Igli Totozani ka prezantuar filozofinë e drejtimit të tij në krye të detyrës së sapomarrë si Avokat i Popullit.

Gjatë prezantimit me stafin, zoti Totozani tha se sfida e tij për drejtimin e Avokatit të Popullit është se ai kërkon një institucion aktiv që të mos presë ankesat e qytetarëve, por të shkojë dhe të gjejë problemet e qytetarëve në rastet kur atyre u janë shkelur të drejtat e tyre.

Sipas Avokatit të Popullit Igli Totozani, qëllimi kryesor i institucionit është një qytetar me të drejta të mbrojtura, një avokat populli që është jashtë lojërave politike dhe i pavarur nga ndikimet e ndryshme, me vetëm një objektiv: mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

Avokati i Popullit u prezantua nga nënkryetari i kuvendit, Namik Dokle, i cili në fjalën e tij tha se për zgjedhjen e Totozanit në këtë detyrë pati një konkurrencë të shkëlqyer dhe transaprante, ku shumë intelektualë garuan për këtë detyrë.

Zoti Dokle përgëzoi Igli Totozanin për detyrën e sapomarrë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA