
Grupi i dytë i monitoruesve të Liges Arabe mbërrin të hënën në Siri për
vëzhgimin e situatës e per te pare me konkretikisht nese regjimi i
presidentit Bashar al Assad po i bindet marreveshjes per fundin e
shtypjes brutale te protestave anti-qeveritare.
Mbeshtetesit e opozites pretendojne se ne kete periudhe ka patur nje pershkallezim te ofensives se forcave qeveritare qe e ka renduar akoma me shume bilancin e vdekjeve ne Siri. Me i goditur raportohet te jete qyteti i Homsit, ndersa dy shperthimet ne Damask me ne shenjester aparatin e sigurise vrane me dhjetera vete. Rreth 50 vezhgues do te mberrijne kete radhe, te pasuar me vone nga te tjere nese kjo do te jete e nevojshme.
Ne total, numri i tyre llogaritet te shkoje tek 100 apo ndoshta edhe 200 vete.Keshilli kombetar sirian ne opozite u kerkoi te shkojne drejt e ne Homs e te shohin me syte e tyre rrethimin e bere qytetit dhe kercenimin e nje pushtimi ushtarak qe vjen nga shtimi i trupave ne terren me 4.000 ushtare te tjere. Grupimi flet per bombardime papushim gjate ketyre diteve te fundit.
Ne Homs perballemi me kercenimin real te genocidit dhe krimeve kunder njerezit. Lexohet ne deklaraten e keshillit. Ky perkeqesim i situates, sipas kundershtareve te regjimit, vjen pikerisht ne kohen kur forcat e sigurise dhe milicia supozohej te nisnin terheqjen, pjese kjo e planit te Liges Arabe per fundin e dhunes.
Trazirat ne Siri nisen ne muajin mars, kur te mbushur me guxim nga suksesi i levizjeve demokratike ne Tunizi e Egjipt, protestuesit dolen edhe ketu neper rruge me kerkesen per zgjedhje te lira dhe shtim te lirive politike.
Levizja kulmoi me thirrjet per rrezimin e Bashar al Asadit, i cili vazhdon te mbaje te njejtin qendrim te palekundur, pavaresisht presioneve ne rritje nga Shtetet e Bashkuara, blloku europian, Liga Arabe e Turqia.
Pyetja qe shtrohet tani eshte cfare efekti do te kete misioni i vezhguesve ne kete situate, nese vertet do te kete ndonje ndikim.
Top Channel