Serbët nga Kosova masivisht kanë nisur të marrin targat e regjistrimit
të automjeteve me shenjën e Republikës së Kosovës- RKS, të cilat deri më
tani i kanë refuzuar.

Gazeta serbe “Blic”, cituar nga Kosovatimes, ka raportuar se 4 mijë e 686 serbë kanë kërkuar targa të RKS, që paraqet rritje në nëntor për 400 përqind në krahasim me periudhën para arritjes së marrëveshjes Beograd-Prishtinë.

Mirëpo, edhe me targat RKS serbët nuk do t’i shpetojne pagesës së sigurimit kur të futen në Serbi, por do të paguajnë më pak.

“Kemi refuzuar të marrim targat e Kosovës, por tani jemi të detyruar. Ne mundemi edhe më tutje të shfrytëzojmë targat, ta zëmë të Mitrovicës, dhe në këtë rast nuk do të paguanim kur të futemi në Serbi, por kur të kthehemi në shtëpi na pret pagesa që duhet bërë Prishtinës detyrimisht. Me dëshirë do t’i paguaja Beogradit”, tha për “Blic”, serbi i cili tashmë ka paraqitur kërkesën për RKS.

Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë treguar ditë më parë për KosovaTimes, se arsyeja që Qeveria e Kosovës ka vendosur ta shtyjë mundësinë që serbët të drejtojnë mjete me targa të paraluftës edhe më tutje, është për t’i inkurajuar ata të vazhdonë të pajisen gradualisht me targa të Republikës së Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA