Masat në doganë, shqetësim i shqiptarëve në Preshevë

26/12/2011 00:00

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se nga e hëna do të fillojë të
aplikojë masat e reciprocitetit për policët kufitare me Serbinë, por ky
njoftim ka nxitur reagimin e Partisë Demokratike Kombëtare që vepron në
Luginën e Preshevës.

Policat e sigurimit kufitar, me të cilat do të pajisen qytetarët e Serbisë në rast se hyjnë në territorin e Kosovës do të kenë periudhë vlefshmërie jo më pak se 15 ditë, për arsye të lehtësimit të qarkullimit të qytetarëve të Luginës së Preshevës, ndërsa periudha e vlefshmërisë së policave të sigurimit kufitar për qytetarët e Kosovës që hyjnë në territorin e Serbisë do të jetë së paku një muaj.

Automjetet që hyjnë në Kosovë për 15 ditë do të paguajnë policë kufitare 60 euro, kamionët 145, minibusët 120, automjetet speciale 35 euro, automjetet tërheqëse 15 euro, motoçikletat 15 euro, rimorkio 15 euro dhe automjetet e punës 50 euro. Ndërsa nëse paguhen për një vit për automjete shuma është 603 euro, ndërsa për kamionë dhe autobusë 1680 euro.

Ky lajm, ben te ditur Kosovapress, ka shqetësuar shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës, të cilët thonë se me këto tarifa goditen vetëm shqiptarët e Kosovës Lindore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA