Për herë të parë qytetarët e Kosovës udhëtojnë drejt Republikës së Serbisë si shtetas të Republikës së Kosovës.
Teksa 26 dhjetori për liderët kosovarë shënon epokë të re në marrëdhëniet Kosovë-Serbi, taksat e vëna kufitare duket se janë barriera më e rëndë për zbatimin e kësaj marrëveshje.
Kosovarët me karta identifikimi RKS do të mund të udhëtojnë drejt Beogradit, por makinat e tyre duhet të pajisen me leje të posaçme. Çmimi i policës kufitare serbe për makinat që janë me KS është 100 euro dhe nuk ka nevojë për tabela zëvendësuese, ndërkohë makinat që janë më targat RKS do të paguajnë police kufitare 34 euro. I vetmi ndryshim në këtë pik është që, Kosova tashmë ka vendosur taksat e veta.
Automjetet që hyjnë në Kosovë për 15 ditë do të paguajnë policë kufitare 60 euro, kamionët 145, minibusët 120, automjetet speciale 35 euro, automjetet tërheqëse 15 euro, motoçikletat 15 euro, rimorkio 15 euro dhe automjetet e punës 50 euro.
Nëse paguhen për një vit për automjete shuma është 603 euro, ndërsa për kamionë dhe autobusë 1680 euro. Kjo marrëveshjemë së shumti ka dëmtuar shqiptarët e luginës së Preshevës të cilët përbëjnë shumicën e popullsisë në jug të Serbisë.
Për qytetarët kjo marrëveshje vlerësohet më e dëmshmja që është bërë ndonjë here.
Kjo për arsye se tri komunat e banuara me shqiptar në Luginën e Preshevës nuk do të mund të vijnë më në Kosovë ashtu siç kanë bërë deri më tani.
“100 euro, 100 cfarë të bëjmë. Shteti i di më mirë këto punë. Cfare t’ju them më mirë të marrin gjithçka ka kemi. Të gjithë vetëm kërkojnë por, askush nuk mendon se si t’na lehtësohet mirëqënia. Në ketë situatë ne jemi të mbaruar. Atje 100 euro, këtu 50 nuk ka leverdi as të punojmë. Kjo nuk është gjë e mirë, kot që punojmë. Do të vijë në Kosovë vetëm kur nuk kam rrugë tjetër, por jam i obliguar sepse merrem me tregëti”, thotë Izudin Xehmic nga Novi Pazar
“Po të shkosh në Serbi duhet të paguajmë 100 euro e më shumë, cilat do të jenë target KS ose RKS. Serbët që vijnë në Kosove duhet të paguajnë 60 euro për të kaluar kufirin atje 100 kjo është vërtetë katastrofë. Katastrofë… Jam shokuar, ky është një veprim shumë i dëmshëm”, tha Vladica Velickovic një udhëtar serb.
Megjithatë alternativa e vetme për shpëtimin e pagesës së kësaj takse janë dy pikat kufitare në veri.
“Nuk do ta paguaj këtë taksë kaq të shtrenjtë. Do të kaloj në pikën tjetër. Ende ekzistojnë pika ku mund të kalojmë në rast se kërkohet kjo pagesë ne do të kalojmë në pikat kufitare në Mitrovicë”, deklaroi Aleksandar Mihajlovic, udhëtar serb.
Fillimi i zbatimit të kësaj marrëveshje ka nxitur reagime tek shqiptarët e Luginës. Drejtuesit e Partisë Demokratike Kombëtare në një njoftim për shtyp thonë se, këto tarifa godasin vetëm shqiptarët e Kosovës Lindore, ngaqë ata kanë nevojë të qarkullojnë mes kufijve Serbi-Kosovë, më shumë sesa serbët kosovarë.
Në reagim thuhet se, në vend që Kosova për bashkëkombësit e vet të kujdeset që t’ua lehtësojë qarkullimin e lirë, ajo edhe më shumë i shtrëngon ata të integrohen në Serbi, madje edhe të asimilohen kombëtarisht.
Top Channel