Qeveria e Afganistanit i ka dhënë sot drittën jeshile firmosjes së një marrëveshjeje të rëndësishme me Kinën, për nxjerrjen dhe përpunimin e naftës.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave marrëveshja parashikon nxjerrjen e naftës në rajonin e lumit Amu, që përfshin edhe provincat Sar e Pul dhe Farjab.
Në një komunikatë për shtyp, pallati presidencial afgan ka bërë të ditur se ministri i Minierave, Wahidullah Shahrani është ngarkuar me detyrë për të firmosur kontratën nga pala afgane.
Ndërsa Pekini këtë herë përfaqësohet nga kompania CNPC, ose China National Petroleum Corporation, që do të bashkëpunojë me homologen afgane “Watan Group”.
Nuk dihet ende se cili do të jetë reagimi i Shteteve të Bashkuara, interesat e të cilave për naftën në Afganistan janë shumë të njohura, edhe pse Uashingtoni nuk e ka thënë asnjëherë publikisht.
Top Channel