Japoni, Fukushima mund të ishte shmangur

26/12/2011 20:20

Mungesa e përgatitjes për një katastrofë dhe vonesa në përgjigje pasi ajo ndodhi, shkaktoi krizën bërthamore në Fukushima, vlerësoi një raport zyrtar gjatë të hënës.

Studimi i porositur nga autoritetet fajësoi frimën “Tepco”, operuese të centralit, për mosparashikimin e mbërritjes së një tsunami madhor, i cili erdhi rreth 20 minuta pas tërmetit të fortë 9,1, sipas shkallës riechter.

Analiza u krye nga një grup i pavarur ekspertësh dhe nisi në muajin maj. Më shumë se 20 mijë persona humbën jetën në tërmetin dhe tsunamin që pasoi, por alarmin e vërtetë e shkaktoi kriza bërthamore, e shkaktuar nga dëmtimet serioze që pësuan reaktorët e Fukushimës.

Në raport, gjithashtu u shpjegua se përse nuk ishin marrë masa shtesë për të përmirësuar sigurinë në centralin bërthamor. Diçka e tillë nuk ishte bërë se testimet e kryera për rezistencën ndaj tërmeteve dhe katastrofave natyrore në vitin 2008 dhe 2011 kishin rezultuar të suksesshme.

Përfundimet e analizës konkludonin se nëse tsunami do të ishte parashikuar, reaktorët mund të ishin ftohur nëpërmjet sistemit të emergjencës, duke paraprirë krizën, e cila do të ishte shmangur tërësisht ose së paku kufizuar.

Niveli i rrezatimeve në Fukushima vazhdon të mbetet i lartë në zonën përreth dhe si rrjedhojë, perimetri vazhdon të jetë i ndaluar të vizitohet nga njerëz të paautorizuar. Ftohja përfundimtare nën normën e rrezikut u arrit vetëm në muajin nëntor, por do të duhen edhe shumë muaj deri sa reaktorët të konsiderohen si tërësisht të parrezikshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA