Filipinë, 1 200 viktima, rrezikohet krizë humanitare

26/12/2011 16:25

Bilanci tragjik i përmbytjeve tropikale në Filipinë vazhdon të thellohet, ndërsa të hënën autoritetet konfirmuan se numri i viktimave i ka kaluar 1 200 persona.

Nga rreth 1 mijë të vdekur në fundjavë, të dhënat zyrtare flasin aktualisht për 1 249 të vdekur dhe numri mund të jetë edhe më i madh, ndërsa Manila pranon se nuk ka bërë ende një bilanc total të dëmeve njerëzore dhe materjale.

Ndërsa në disa zona lumenjtë kanë filluar të tërhiqen në shtretërit e tyre të zakonshëm, mbi tokë kanë mbetur trupa të pajetë të viktimave të përmbytjeve, duke krijuar pamje horror, sidomos në ishullin e Mindanaos, më i godituri nga katastrofa.

Një stuhi tropikale, ndër më fortat e historisë, goditi Filipinet në datat 16-18 dhjetor, duke krijuar përmbytje të mëdha. Ndërsa lista i të humburve përfshin mbi një mijë të tjerë, ekziston frika se familje të tëra janë shuar dhe nuk figurojnë si të vdekur apo humbur, pasi askush nuk e ka denoncuar zhdukjen e tyre.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar për mundësinë e një krize humanitare dhe ka bërë thirrje për një ndihmë të menjëhershme me vlerë 28 milion dollarë, që do të shpenzohet për të siguruar tenda, ushqime dhe ilaçe për të mbijetuar.

Sipas të dhënave zyrtare të ditës së hënë, përmbytjet e javës së shkuar kanë shkaktuar më shumë se 1 200 viktima, 1 000 të humbur, pothuajse 5 mijë të plagosur dhe dhjetëra mijëra të zhvendosur e të pastrehë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA