Një operacion i gjerë anti-drogë është zhvilluar ditën e hënë në vende të ndryshme të rajonit të Ballkanit, ku janë arrestuar të paktën 30 persona.

Sipas mediave rajonale, personat e ndaluar ishin pjesë e një rrjeti të gjerë kriminal narkotrafiku, i shtrirë në Mal të Zi, Bosnje, Kroaci, Serbi dhe Shqipëri.

Burimet saktësojnë se 17 nga të arrestuarit janë ndaluar në Mal të Zi, ndërsa 13 në Bosnje e Hercegovinë, ndërkohë që në vendet e tjera policitë përkatëse po punojnë për kapjen e të kërkuarve.

Rajoni i Ballkanit konsiderohet si një zonë tranzit për kalimin e drogës dhe armëve për në vendet e Evropës perëndimore, ku është dhe numri më i madh i konsumatorëve.

Disa ditë më parë ishte policia austriake që shkatërroi një organizatë kriminale ballkanase, të identifikuar me emrin “Mafia e Frankfurtit”, duke arrestuar 55 persona, kryesisht maqedonas dhe serbë.

Gjatë operacionit, të koduar me emrin “Drejtuesi”, agjentët e policisë së Vjenës sekuestruan 19 kilogramë drogë të llojit heroinë dhe 50 mijë euro.

Ndonëse me përmasa më të vogla, grupi kishte vazhduar me aktivitetet e tij, pavarësisht se në dhjetor të vitit të kaluar kishte marrë një goditje të rëndë pas arrestimit të rreth 400 personave.

“Grupi mafioz kishte ndryshuar strukturën. Tani ai ishte më fleksibël dhe më i përforcuar përmes shpërndarësve serbë të drogës”, deklaroi shefi i policisë së Vjenës, Martin Rudni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA