SH.B.A. e zhgënjyer nga Kuba

25/12/2011 21:26

Departamenti amerikan i shtetit u shpreh i zhgënjyer nga amnistia kubane. Qeveria në Havane njoftoi se 3.000 të burgosur do të lihen të lirë ditët e ardhme, por shtetasi amerikan Alan Gross, nuk është në mesin e tyre.

Gross po kryen një dënim 15 vjecar per krime kundër këtij shteti. Në deklaratën e tij zëdhënësi i DASH, Mark Toner sqaroi se arsyeja e burgosjes së tij ishte se Gross pati dërguar pajisje interneti në vendin komunist.

Në fjalimin e tij para Parlamentit, kreu i shtetit kubanez, Raul Castro, u shpreh se amnistia prek të burgosurit mbi moshën 60 vjeç, si edhe gra dhe djem të rinj jo me ridënime. Po ashtu do të lirohen edhe 86 të burgosur politikë dhe 86 të huaj. Castro përmendi si arsye për këtë aministi, vizitën e Papa Benediktit XVI.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA